Lujtja që duhet të bëj prindi para kontaktit me bashkëshorten. Për këtë i Dërguari Sal-lallahu Alejhi ue Selem, ka thënë: “Nëse dikush bën marrëdhënie me bashkëshorten e tij dhe thotë: “Bismil-lah, Allahumme xhennibna shejtane ue xhenibi shejtane ma rezektena” (Në emër të Allahut, o Allah, na largo shejtanin prej nesh dhe prej asaj që do na furnizosh), e pastaj Allahu e cakton që bashkëshortja të mbetet shtatzënë, asaj foshnje nuk do të mund t’i bëjë dëm shejtani kurrë.
Thursday, July 3, 2014
Vlera e Abdesit
Transmeton Ebu Hurejra radiAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selem ka thenë:
“Vërtet ummeti im në ditën e kijametit thirren me fytyra të ndritshme, dhe gjymtyrë të ndritshëm nga gjurmët e abdestit." | Mutefekun alejhi |
“Vërtet ummeti im në ditën e kijametit thirren me fytyra të ndritshme, dhe gjymtyrë të ndritshëm nga gjurmët e abdestit." | Mutefekun alejhi |
6 Hadithe rreth vlerӫs sӫ Ezanit dhe Muezinit

1) Muaviu radijallahu anhu thotӫ e kam dӫgjuar tӫ Dӫrguarin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thӫnӫ: "Muezinӫt kanӫ qafat mӫ tӫ gjata ditӫn e gjykimit”
2) Ebu Hurejre radijallahu anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thӫnӫ:
"Kur thirret (Ezani) pӫr nӫ namaz shejtani ik pӫr tӫ mos e dӫgjuar atӫ, dhe ai lӫshon njӫ zӫ…”
"Kur thirret (Ezani) pӫr nӫ namaz shejtani ik pӫr tӫ mos e dӫgjuar atӫ, dhe ai lӫshon njӫ zӫ…”
3) Ebu Seid el-Hudriu radijallahu anhu thotӫ e kam dӫgjuar Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thӫnӫ:
"Çdo kush qӫ e dӫgjon zӫrin e muezinit prej exhinӫve dhe njerӫzve do tӫ dӫshmojnӫ pӫr tӫ ditӫn e gjykimit”.
"Çdo kush qӫ e dӫgjon zӫrin e muezinit prej exhinӫve dhe njerӫzve do tӫ dӫshmojnӫ pӫr tӫ ditӫn e gjykimit”.
4) Bera ibӫn Azib radijallahu anhu tregon se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thӫnӫ:
"Muezini ka shpӫrblimin e tӫ gjithӫ atyne qӫ falen (si shkak i thirrjes sӫ tij)".
"Muezini ka shpӫrblimin e tӫ gjithӫ atyne qӫ falen (si shkak i thirrjes sӫ tij)".
5) Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem lutet pӫr muezinӫt: "O Allah falja mӫkatet muezinӫve".
6) Ibӫn Omeri radijallahu anhuma thotӫ: ka thӫnӫ Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
“Kush thӫrret ezanin dymbӫdhjet vite radhazi, ӫshtӫ obliguar pӫr tӫ xheneti, dhe i shkruhen pӫr çdo thirrje tӫ ezanit gjashtӫdhjetӫ shpӫrblime(sevape), ndӫrsa pӫr çdo ikamet tridhjetӫ”.
“Kush thӫrret ezanin dymbӫdhjet vite radhazi, ӫshtӫ obliguar pӫr tӫ xheneti, dhe i shkruhen pӫr çdo thirrje tӫ ezanit gjashtӫdhjetӫ shpӫrblime(sevape), ndӫrsa pӫr çdo ikamet tridhjetӫ”.
Gjërat më të dashura tek Allahu
Hadithe (Thënie Autentike nga Profeti Muhamed - Sal Allahu Alejhi ue selem) të përzgjedhura prej librave të dijetarit të madh, muhadithit të kohës, imam Albanit ( Allahu e mëshiroftë )
1.(Sahih, 164) “Punët më të dashura tek Allahu janë: Namazi në kohën e tij, respektimi i prindërve, pastaj lufta në Rrugë të Allahut.” {El Iruau 1198}
2. (Hasen, 165) “Prej punëve më të dashura tek Allahu është që edhe kur të të vij vdekja gjuha jote të mos ndalet prej përmendjes së Allahut.” {Et Tergib 2/228}.
3.(Sahih, 167) “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.” {Muhtesaru Muslim 241 dhe El Mishkah 696}.
4.(Sahih, 170) “Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit. Ai agjëronte një ditë ndërsa ditën tjetër nuk agjëronte. Ndërsa namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Daudit. Ai flinte gjysmën e natës dhe u falte një të tretën e saj e pastaj flinte një të gjashtën e saj.” {El Iruau 945 dhe Rijadus Salihin1185}.
5.(Sahih, 174) “Thënia më e dashur tek Allahu është që njeriu të thotë: Subhanallahi ue bihamdihi.”{Muhtesaru Muslim 1907}.
Shtëpia ime në xhenet
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:
“Nuk ka asnjë rob që i fal çdo ditë dymbëdhjet rekate sunet, përveç farzeve e që Allahu nuk ia ndërton një shtepi në xhenet.”
(Muslimi)
Monday, June 23, 2014
Ebu AbduRrezak - (Thënie rreth nervozës)
Gjatë nervozës ruaju tri gjërave:
1.Shpalljes së gjykimeve
2.Marrjes së vendimeve
3.Pamaturisë në sjellje.
| Ebu AbduRrezak |
Hadith rreth Ëndrrave të mira e të vërteta (sihariqtaret)
Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon:
"Një herë e dëgjova Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem - të thoshte: "Prej Pejgamberisë nuk ka mbetur më gjë tjetër, përveç sihariqtareve". E pyetën: "Ç'janë sihariqtaret?"
Ai u përgjigj: "Ëndrrat e mira e të vërteta (që përcjellin lajme të mira)"
| Buhariu |
Keshilla nga Ibn Kajjimi el Xheuzijj
Keshillë nga Ibn Kajjimi el Xheuzijj, Allahu e mëshiroftë..
Allahu është Bujar dhe e do bujarin prej robërve të Vet.
Ai është i Gjithëdijshëm dhe i do të diturit.
Ai është i Plotfuqishëm dhe i do guximtarët.
Ai është i Bukur dhe e do të bukurën.
Ai është i Mëshirshëm dhe i do të mëshirshmit dhe i mëshiron nga robërit e Vet të mëshirshmit.
Ai është Mbulues (i të metave) dhei do ata që ua mbulojnë (të metat) të tjerëve.
Ai i fal mëkatet dhe i do ata që ua falin të tjerëve.
Ai është i Butë dhe e do të butin prej robërve të Vet dhe e urren fjalën e vrazhdë, të ngurtë, moralin e keq e zërin e ngritur.
Ai është i Butë dhe e do butësinë.
Ai është i Mirë dhe e do mirësinë dhe të mirët.
Ai ështëi Drejtë dhe e do drejtësinë.
Ai është Pranues i arsyeve dhe i do ata që i pranojnë arsyet nga tjerët.
Allahu e shpërblen robin e Vet sipas këtyre cilësive, në bazë të asaj se sa është i pajisur robi me to.
Pra, kush nuk merr masa ndaj të tjerëve, Allahu nuk merr ndaj tij.
Kush ua fal të tjerëve, Allahu ia fale atij.
Kush ia pranon dikujt ndjesën, Allahu ia pranon atij.
Kush sillet butësisht me të tjerët, Allahu sillet butësisht metë.
Kush i mëshiron të tjerët, Allahu e mëshiron atë.
Kush u bën mirë të tjerëve, Allahu i bën mirë atij.
Kush u jep të tjerëve (prej pasurisë së tij), Allahu i jep atij; kush u sjell dobi të tjerëve, Allahu i sjell dobi atij.
Kush ua mbulon të metat të tjerëve, Allahu ia mbulon atij; kush nuk ua vë veshin të tjerëve (dhe ua fal), Allahu ia fal atij.
Kush i ndjek të metat e të tjerëve, Allahu i ndjek të metat e tij.
Kush i largon të tjerët nga rruga e Allahut, Allahu e largon atë nga rruga e tij.
Kush ia ndalon të mirat të tjerëve, Allahu ia ndalon atij.
Kush përgatit kurth për dikë, Allahu e fut atë në kurth.
Kush i tradhton të tjerët, tek Allahu ai do të tradhtohet.
Kush i trajton të tjerët me një cilësi, Allahu do ta trajtojë atë me të njëjtën cilësinë këtë botë dhe në botën tjetër.
Pra, Allahu është për robin e Vet ashtu...
Sunday, June 22, 2014
DUAJA ME E MADHE PER TE KËRKUAR FALJE!
Nga Sheddad
ibn Eusi (Zoti qoftë I kënaqur me të) transmetohet se Profeti Muhamed (Paqja
dhe shpëtimi i Allaht qoftë mbi të) ka thënë, më e madhja lutje - për të
kërkuar falje është:
Allahumme ente Rabbi ▪ la ilahe ila ent ▪ halekteni ve ene abduke ▪ ve ene ala ahdike ve va'dike mes'tatat ▪ eudhu bike min sherri ma sanat ▪ ebu u'leke bi-niametike-alej ve ebu u'bidhenbi fagfirli▪ innehu la jagfırudh-dhunube ila ent.
Domethënia:
O Allah - Ti je Zoti im! Nuk ka Zot përveq teje. Ti
me krijove dhe unë jam robi Yt. I përmbahem marrëveshjes dhe premtimit Tënd aq
sa mundem. Kërkoj të më mbrosh nga e keqja që kam bërë.
Të jam mirënjohes për bekimet që mi ke dhuruar dhe i pranoj gjynahet e mia. Pra, më fal ngase askush nuk i fal gjynahet përveq Teje.
Të jam mirënjohes për bekimet që mi ke dhuruar dhe i pranoj gjynahet e mia. Pra, më fal ngase askush nuk i fal gjynahet përveq Teje.
Profeti (Paqja dhe shpëtimi i Allaht qoftë mbi të) shtoi:
Kush e thotë këtë gjatë ditës me besim të fortë në
të dhe vdes po atë ditë do të jetë nga njerëzit
e Xhenetit. Kush e thotë këtë gjatë mbrëmjes me besim të fortë dhe vdes po atë natë
do të jetë nga njerëzit e Xhenetit.
Thursday, June 19, 2014
KUJDES, tregohu më i edukuar
Ibn Kajim El-Xhuezij rahimehullah thotë: Jemi shtyer në një kohë ku nëse i thuhet ndonjërit: është vërtetuar nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem se ai ka thënë kështu dhe kështu, ai të thotë: Kush e ka këtë mendim? Dhe e bën këtë goditje në thelb të hadithit apo e bën injorancën e tij për atë i cili e ka këtë mendim argument kah vetja për kundërshtimin e tij dhe braktisjen e veprimit me atë (hadith) sikur ta kishte këshilluar vetveten drejtë do ta kuptonte se kjo fjalë është nga të kotat më të mëdha dhe se atij nuk i lejohet kundërshtimi i sunneteve të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem me kësi lloj injorancash.
[[I'lamul Meuk'iin 4/188]]
Përktheu: Qëndrim Jashari; www.teuhid.net
Thenie nga Jahja Ibn Muadhi
Sa i gjorë është njeriu! Sikur t'i frikësohej zjarrit aq sa i frikësohet varfërisë, do të hynte në xhennet.
Jahja Ibn Muadhi
Namazi i Sabahut
Nëse nuk ngritesh për ta falur namazin e sabahut nuk e di pse ngritesh?!
Ebu AbduRrezak
Thenje nga Ibn Kajimi
"Njeriu më i çmendur është ai i cili e humb rrugën në fund të udhëtimit pak para se të arrijë."
(Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë)
Thënie nga Abdullah Ibn Mes'ud
Ska gjë mbi këtë faqe të dheut që meriton të burgoset, më gjatë se gjuha.
| Abdullah Ibn Mes'ud-i |
Mos e humbi shpresen e mëshirës së Allahut
Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: ‘O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse me të vërtetë Allahu i falë tv gjitha mëkatet. Ai fal shumë dhe është mëshirues!"
Qoftë i Lartësuar Allahu, sa të mrekullushme janë fjalët e Tij! Ibn Kethiri në lidhje me këtë ajet, thotë:
"Ky ajet fisnik është thirrje për të gjithë mëkatarët, mosbesimtarët, shfenuesit dhe të tjerët për teube dhe pendim. Ky është lajm prej Allahut të Lartësuar se Ai do t’ia falë të gjitha mëkatet atij që pendohet për to, madje edhe nëse janë sa shkuma e detit."
"Ky ajet fisnik është thirrje për të gjithë mëkatarët, mosbesimtarët, shfenuesit dhe të tjerët për teube dhe pendim. Ky është lajm prej Allahut të Lartësuar se Ai do t’ia falë të gjitha mëkatet atij që pendohet për to, madje edhe nëse janë sa shkuma e detit."
Thënie nga Ebu Derda
"Nuk do të bëhesh Alim (Dijetar) derisa të mos ishe zbatues i asaj që e dinë."
(Ebu Derda, radijAllahu anhu)
Kurani ( Thënie nga Ibn Kajimi )
"Kujt nuk i mjafton Kur'ani, Allahu e bëftë që mos t'i mjaftojë asgjë."
(Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë)
Ku gjenden muslimanët e mirë ?
Shenjat e hipokritit
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:
"Shenjat e hipokritit janë tre:
kur flet gënjen,
kur premton nuk e përmbush premtimin,
dhe kur i besohet një gjë e tradhëton atë."
(Buhariu dhe Muslimi)
Monday, June 16, 2014
Vaji i Ullirit (Hadith)
Profeti salAllahu alejhi we sel-lem për Vajin e ullirit thotë:
"Përziejeni ushqimin (hani ushqimin) me këtë vaj (ulliri), gjithashtu lyejuni me të sepse ai del prej nga një pemë e cila është e begatuar."
| (hasen) Shiko: sahiha, 379. |
Sunday, June 15, 2014
Thenie nga Abdullah ibn Mes'udi
"Njihi njerëzit nga shokët e tyre. Muslimani ndjek muslimanin dhe i prishuri ndjek të prishurin."
(Abdullah ibn Mes'udi, radijAllahu anhu)
Fshierja e mëkateve gjatë një dite!
Ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ve selem:
Kush thotë:
SubhanAll-llahi ve bihamdihi.
I Lartësuar qoftë All-llahu dhe Atij i takon falënderimi), njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit.
Buhariu 7/168 dhe Muslimi 4/2071.
Vlera e Namazit - në diten e Gjykimit
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:
"Vepra e parë për të cilën do të pyetët njeriu në ditën e gjykimit është namazi,nëse namazin e ka në rregull edhe veprat tjera do ti ket në rregull,e nëse namazin nuk e ka në rregull as veprat tjera nuk do ti ket në rregull"
// www.teuhid.net
Thënie nga Ebu Bekr
"Nëse nuk qan për mëkatet që ke bërë, do të qash për pasojat e tyre."
| Ebu Bekr, radiAllahu anhu |
Dashuria për hirë të Allahut
Transmetohet se Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:
"Nyja më e forte është dashuria për hire të Allahut dhe urrejtja për hire të Allahut."
|Albani thotë: hadithi është i mire.
Shih: Silsiletu el-Sahiha nr.1728|
Subscribe to:
Posts (Atom)







