Sunday, June 22, 2014

DUAJA ME E MADHE PER TE KËRKUAR FALJE!



Nga  Sheddad ibn Eusi (Zoti qoftë I kënaqur me të) transmetohet se Profeti Muhamed (Paqja dhe shpëtimi i Allaht qoftë mbi të) ka thënë, më e madhja lutje - për të kërkuar falje është:

Allahumme ente Rabbi  ▪  la ilahe ila ent  ▪  halekteni ve ene abduke  ▪ ve ene ala ahdike ve va'dike mes'tatat  ▪  eudhu bike min sherri ma sanat  ▪ ebu u'leke bi-niametike-alej ve ebu u'bidhenbi fagfirli▪ innehu la jagfırudh-dhunube ila ent.

Domethënia:
O Allah - Ti je Zoti im! Nuk ka Zot përveq teje. Ti me krijove dhe unë jam robi Yt. I përmbahem marrëveshjes dhe premtimit Tënd aq sa mundem. Kërkoj të më mbrosh nga e keqja që kam bërë.
Të jam mirënjohes për bekimet që mi ke dhuruar dhe i pranoj gjynahet e mia. Pra, më fal ngase askush nuk i fal gjynahet përveq Teje.

Profeti (Paqja dhe shpëtimi i Allaht qoftë mbi të) shtoi:


Kush e thotë këtë gjatë ditës me besim të fortë në të dhe vdes po atë ditë do të jetë nga njerëzit e Xhenetit. Kush e thotë këtë gjatë mbrëmjes me besim të fortë dhe vdes po atë natë do të jetë nga njerëzit e Xhenetit.



No comments:

Post a Comment