Thursday, June 19, 2014

KUJDES, tregohu më i edukuar

Ibn Kajim El-Xhuezij rahimehullah thotë: Jemi shtyer në një kohë ku nëse i thuhet ndonjërit: është vërtetuar nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem se ai ka thënë kështu dhe kështu, ai të thotë: Kush e ka këtë mendim? Dhe e bën këtë goditje në thelb të hadithit apo e bën injorancën e tij për atë i cili e ka këtë mendim argument kah vetja për kundërshtimin e tij dhe braktisjen e veprimit me atë (hadith) sikur ta kishte këshilluar vetveten drejtë do ta kuptonte se kjo fjalë është nga të kotat më të mëdha dhe se atij nuk i lejohet kundërshtimi i sunneteve të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem me kësi lloj injorancash.

[[I'lamul Meuk'iin 4/188]]
Përktheu: Qëndrim Jashari; www.teuhid.net

No comments:

Post a Comment