Monday, June 23, 2014

Keshilla nga Ibn Kajjimi el Xheuzijj


Keshillë nga Ibn Kajjimi el Xheuzijj, Allahu e mëshiroftë..

Allahu është Bujar dhe e do bujarin prej robërve të Vet.

Ai është i Gjithëdijshëm dhe i do të diturit.

Ai është i Plotfuqishëm dhe i do guximtarët.

Ai është i Bukur dhe e do të bukurën.

Ai është i Mëshirshëm dhe i do të mëshirshmit dhe i mëshiron nga robërit e Vet të mëshirshmit.

Ai është Mbulues (i të metave) dhei do ata që ua mbulojnë (të metat) të tjerëve.

Ai i fal mëkatet dhe i do ata që ua falin të tjerëve.

Ai është i Butë dhe e do të butin prej robërve të Vet dhe e urren fjalën e vrazhdë, të ngurtë, moralin e keq e zërin e ngritur. 

Ai është i Butë dhe e do butësinë.

Ai është i Mirë dhe e do mirësinë dhe të mirët. 

Ai ështëi Drejtë dhe e do drejtësinë.

Ai është Pranues i arsyeve dhe i do ata që i pranojnë arsyet nga tjerët.

Allahu e shpërblen robin e Vet sipas këtyre cilësive, në bazë të asaj se sa është i pajisur robi me to.

Pra, kush nuk merr masa ndaj të tjerëve, Allahu nuk merr ndaj tij.

Kush ua fal të tjerëve, Allahu ia fale atij.

Kush ia pranon dikujt ndjesën, Allahu ia pranon atij.

Kush sillet butësisht me të tjerët, Allahu sillet butësisht metë.

Kush i mëshiron të tjerët, Allahu e mëshiron atë.

Kush u bën mirë të tjerëve, Allahu i bën mirë atij.

Kush u jep të tjerëve (prej pasurisë së tij), Allahu i jep atij; kush u sjell dobi të tjerëve, Allahu i sjell dobi atij.

Kush ua mbulon të metat të tjerëve, Allahu ia mbulon atij; kush nuk ua vë veshin të tjerëve (dhe ua fal), Allahu ia fal atij.

Kush i ndjek të metat e të tjerëve, Allahu i ndjek të metat e tij.

Kush i largon të tjerët nga rruga e Allahut, Allahu e largon atë nga rruga e tij.

Kush ia ndalon të mirat të tjerëve, Allahu ia ndalon atij.

Kush përgatit kurth për dikë, Allahu e fut atë në kurth.

Kush i tradhton të tjerët, tek Allahu ai do të tradhtohet.

Kush i trajton të tjerët me një cilësi, Allahu do ta trajtojë atë me të njëjtën cilësinë këtë botë dhe në botën tjetër.

Pra, Allahu është për robin e Vet ashtu...

No comments:

Post a Comment